Latifi denoncon shoqërinë kosovare për hipokrizi pas vendimit të djeshëm të Kurtit

Latifi denoncon shoqërinë kosovare për hipokrizi pas vendimit të djeshëm të Kurtit

Profesori universitar Blerim Latifi ka denoncuar shoqërinë kosovare për hipokrizi pas heshtjes së djeshme ndaj vendimeve për lehtësimin e masava ndaj pandemisë që i ndërmori qeveria e ku nuk përfshihej edhe hapja e teatrove. 

Ai ka përmendur edhe çështjen e shembjes së teatrit në Shqipëri e cila u bë temë politike edhe në Kosovë pas kundërshtimeve të ashpra nga Vetëvendosje.

“Kur Edi Rama e shembi ndërtesën e teatrit në Tiranë, më shumë bëmë zhurmë ne në Kosovë, se ata në Shqipëri. Dje, kur e pamë se në masat lehtësuese të qeverisë, nuk ishte paraparë edhe hapja e teatrove në Kosovë, heshtëm të gjithë.” – shkruan z.Latifi, përcjell Periskopi.

Ai konkludon se shoqërisë kosovare “nuk i intereson teatri e as kultura” por i intereson përdorimeve i temave për t’i sharë ata që “nuk i përkasin taborreve tona partiake!”

Statusi i plotë: 

Kur Edi Rama e shembi ndërtesën e teatrit në Tiranë, më shumë bëmë zhurmë ne në Kosovë, se ata në Shqipëri. Dje, kur e pamë se në masat lehtësuese të qeverisë, nuk ishte paraparë edhe hapja e teatrove në Kosovë, heshtëm të gjithë. Kjo tregon se sa hipokritë jemi. Neve nuk na intereson teatri, as kultura! Na intereson veç t’i perdorim ato për t’i sharë ata që nuk i përkasin taborreve tona partiake!

Shpërndaje në: