Latifi: Do të dërgojmë kirurgë jashtë vendit për trajnim e pastaj ata do të kthehen të shërbejnë në Kosovë

Latifi: Do të dërgojmë kirurgë jashtë vendit për trajnim e pastaj ata do të kthehen të shërbejnë në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka pritur sot në takim drejtorët e Klinikave të Kirurgjisë me të cilët ka biseduar mbi transformimin klinik të shëndetësisë së Kosovës përmes trajnimeve sub-specialistike të avancuara.

Me këtë rast ministri Latifi shpalosi projektin e sub-specializimeve për klinikat e kirurgjisë që synon trajnimin e kirurgëve për t’u bërë specialistë dhe udhëheqës akademik në procedurat dhe teknikat e avancuara me standarde ndërkombëtare.

Latifi ka bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë dërgimi i kirurgëve për trajnim jashtë Kosovës, në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, ku pastaj ata do të kthehen dhe do t’i shërbejnë sistemit të avancuar shëndetësor të Kosovës.

“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, si institucioni më i rëndësishëm shëndetësor në Kosovë dhe i vetmi terciar, me gjithë problemet e tanishme, shumë shpejt do të bëhet institucioni shëndetësor më kredibil, me profesionistë më të avancuar, ku qytetarët do të jenë të kënaqur me shërbimet shëndetësore”, tha Latifi.

Shpërndaje në: