Latifi: Fryerja e listave të veteranëve shpërtheu kur Isa Mustafa ishte kryeministër

Latifi: Fryerja e listave të veteranëve shpërtheu kur Isa Mustafa ishte kryeministër

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latfi, duke diskutar në Debat Plus për listat e veteranëve ka thënë se janë një fenomen i shëmtur që i ka dëmtuar reputacionin e UÇK’së, shkruan Periskopi.

Latfi ka thënë se fryerja e listave të veteranëve ka ndodhë në kohën e Qeverisë Mustafa.

“Ky fenomen ka shpërthy në kohën kur ka qeverisë Mustafa, ai ka qenë kryeminister, Avdullah Hoti ka qenë ministër i financave sepse kjo ndërlidhet me buxhetin”, ka thënë ai.

Latfi ka thënë se komisioni për verifikimin e veteranëve ka dështur qysh në fillim.

“Natyrisht në pikpamje instucionale ka qenë një komison shtetëror që ti hartoj listat e veteranëve, ky komision ndoshta për shkak të mospdhe kapacitetve shumë heret e ka hup kontrollin në këtë proces”, u shpreh ai.

Tutje, Latfi ka fajsuar komandatët e zonave operative të UÇK’së për fryerjen e listave.

“Komandat të ndryshëm të njësive të ndryshme i kanë leju vetes që të nënshkruajnë lista të rrejshme për arsye të ndryshme elektorlale dhe kjo ka shkaktu shpërthim te këto lista”, ka thënë ai./Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: