Latifi-Gjinovcit: Mos e luaj rolin e llafazanit bërr, bërr, bërr

Latifi-Gjinovcit: Mos e luaj rolin e llafazanit bërr, bërr, bërr

Debat i ashpër po zhvillohet në mes të filozofit, Blerim Latifit dhe aktivistit, Rron Gjinovci për Veriun e Kosovës.

Gjinovci tha se Veriu i Kosovës ka mbetur anash për shkak të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, por pas kësaj ndërhyri Latifi dukë i thënë se kjo ka të bëjë më Pakon e Ahtisarit.

Debati mes tyre:

Latifi: A kena me fol edhe na, a duhet me të dëgju ty tu fol marrëzira…

Gjinovci: Pse si thojshe edhe Hashim tedhe Kadrisë me ja thanë…

Latifi: Nuk e din ti çka kom thanë e çka kom ba.. Mos më ndërprej mësohu me i dëgju tjerët. Mos e luaj rolin e llafazanit bërrr bërrr bërrr. Kosova ka mbetë në status quo sepse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe e përdor pakicën e saj në Kosovë.

Gjinovci: E kush ja ka leju Thaçi edhe Veseli…

Latifi: Po jo mër se ja ka leju Ahtisari, ju për çdo gjë thoni shteti i kapur, Thaçi, Veseli.

Me ndërhyrjen e autorit të emisionit, debati mori kahje tjetër./Periskopi/

 

Shpërndaje në: