Latifi për të moshuarën shqiptare që vdiq nga i ftohti: Tre fëmijë në Perëndim, shteti ia ndali rrymën

Latifi për të moshuarën shqiptare që vdiq nga i ftohti: Tre fëmijë në Perëndim, shteti ia ndali rrymën

Blerim Latifi shkruan pas lajmit tragjik që erdhi nga Shqipëria, ku një e moshuar ka vdekur nga i ftohti në shtëpinë e saj.

Ai thotë se e moshuara ‘i qenka dorëzuar fatit tragjik që ia sollën d yacare, ai i dimrit natyror dhe acari në zemrat e njerëzve rreth saj’. Kjo pasi që rasti nga Shqipëria, tregon se e moshuara kishte tre fëmijë, por se ata kanë ikur në perëndim.

E në pamundësi që t’i paguajë faturat, ia shkëputën energjinë dhe e moshuara vdiq.

Latifi shkruan: 

Çfarë lajmi tragjik nga Shqipnia!

Një grua e moshuar, e braktisur nga të gjithë, paska vdekur nga të ftohtit në shtëpinë e saj të rrënuar. Tre fëmijë i paska rritur, por ata paskan ikur në Perëndim, duke e lënë të shkretë dhe pa mbështetje në vetminë e saj mizore. Duke mos pasur lekë të paguaj faturat e energjisë, poreznikët e pashpirtë të shtetit ia paskan ndalë energjinë. Duke jetuar midis një shoqërie të shurdhër, që qysh moti ka lënë prapa edhe ndjenjat më themelore të solidaritetit njerëzor, pra duke mos pasur ku të kërkojë ndihmë, ajo i qenka dorëzuar fatit të saj tragjik, fat të cilin ia sollën dy acare : acari i dimrit natyror dhe acari në zemrat e njerëzve rreth saj.

Sot dhe nesër storia për vdekjen e saj mizore do të qarkullojë nëpër media, pastaj shpejtë gjithçka do të harrohet në zhurmën e përditshme shurdhuese që bën Shqipëria virtuale në facebook-un e Edi Ramës dhe në zhurmën e çakejve të politikës shqiptare, të cilët e kalojnë gjithë motin duke ëndërruar që një ditë të kenë fatin e tij politik.

Shpërndaje në: