Latifi për vrasjen e vajzës: I forti bën ligjin dhe jeta njerëzore nuk ka kurfarë vlere

Latifi për vrasjen e vajzës: I forti bën ligjin dhe jeta njerëzore nuk ka kurfarë vlere

Sot në mëngjes janë publikuar pamje të trishta nga bregdeti i Potamit, ku dje, një polic vrau një 7-vjeçare me skaf. Në afërsi të vendit u vendos edhe një kukull që e priste vajzën e vogël të luante me të.

Për këtë ngjarje tragjike në mesin e shumë personave ka reaguar edhe analisti Blerim Latifi, duke kërkuar që kukulla të mos hiqet nga aty dhe të kthehet në monument.

“Kthejeni në monument! Që e nesërmja ta kuptojë më mirë tranzicionin e çmendur shqiptar, ku i forti bën ligjin dhe jeta njerëzore nuk ka kurfarë vlere”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Shpërndaje në: