Latifi tallet me Bahtirin pasi ky i fundit thirri mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri të Mitrovicës

Latifi tallet me Bahtirin pasi ky i fundit thirri mbledhjen e Këshillit Komunal për Siguri të Mitrovicës

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka ironizuar me kryetarin aktual të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, i cili paralajmëroi dje se për shkak të zhvillimeve të fundit në veri do ta mbajë një mbledhje sot me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.

Latifi ka shkruar se Bahtiri po i kundërpërgjigjet “flakë për flakë” presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Dje Vuçiqi mblodhi në Beograd Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë. Sot, me mëngjes, vjen kundërpërgjegjja flakë për flakë: Agim Bahtiri mbledh Këshillin Komunal për Siguri të Mitrovicës”, ka shkruar Latifi.

Dje, Agim Bahtiri shkroi n` Facebook se “Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi”.

Shpërndaje në: