Latifi thotë se FSK do të duhej ta toleronte të riun nga Gjilani shkaku i përmbajtjes së tatuazhit

Latifi thotë se FSK do të duhej ta toleronte të riun nga Gjilani shkaku i përmbajtjes së tatuazhit

Një i ri nga qyteti i Gjilanit ka bërë të ditur sot se është larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës bashkë me disa persona të tjerë për shkak të tatuazheve në trup.

Gjilanasi kiahte treguar se në krahun e tij ka të shkruar poezinë e shkruar Bedri Gjinaj e të cilën e kishte rikthyer në vëmendje heroi Agim Ramadani.

Lidhur me këtë ka reaguar profesori i Filozofisë dhe ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Latifi, duke thënë se ushtria ka rregulla strikte por që në raste si ky me djaloshin nga Gjilani do të duhej të kishte një përjashtim, meqë poezia tatuazh në krahun e djaloshit nga Gjilani është simbol që i jep kuptim ekzistencës dhe qëllimeve të ushtrisë.

Reagimi i plotë:

Paradokse shqiptare

Në këtë fotografi të vjetër është Bedri Gjinaj me familjen e tij. Bedriu ishte nga Mitrovica. Ishte mësues dhe patriot me kulturë të lartë. Shkruante edhe poezi.

Në janarin e vitit 1945 ai arrestohet nga OZNA dhe torturohet mizorisht deri në vdekje në burgun e Prishtinës. Bashkë me trupin komunistët ia zhdukën edhe fletoret letrare.

Nga to kishte mbijetuar një vjershë me katër vargje: M’u shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tande me andrrue. Mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue. Dekada më vonë këtë poezi e riktheu në vëmendje heroi i UÇK- së Agim Ramadani, rënia e të cilit në Koshare ishte mishërim i plotë i mesazhit të saj.

23 vite më vonë një rekrut i FSK- së detyrohet të largohet prej saj për shkakun se në krahun e tij i kishte bërë tatuazh vargjet e kësaj vjershe. E kuptueshme që ushtria ka rregulla strikte, por në raste të caktuara rregullat nuk bën të cënojnë etikën e disa simboleve që i japin kuptim vetë ekzistencës dhe qëllimeve të saj.

Shpërndaje në: