Latifi thotë se zhvillimet në veri tregojnë se Kurti nuk është i interesuar ta përshpejtojë dialogun

Latifi thotë se zhvillimet në veri tregojnë se Kurti nuk është i interesuar ta përshpejtojë dialogun

Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i rrethanave politike, ka vlerësuar se emëruesi i përbashkët i vendimit të kryeministrit Albin Kurti, që të vendosë reciprocitetin e targave ndaj Serbisë, është mos-ngutia e tij drejt një marrëveshjeje me Serbinë.

Latifi, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se çështja e reciprocitetit të targave mund të shihet në tri perspektiva, derisa ka rekomanduar që të neglizhohet kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për të cilin thotë se e ka shfrytëzuar situatën për “një grusht vota”.

“Mendoj se krejt debati shteron në tri perspektiva të ndryshme: Shtetërore, ajo e raportit me dialogun dhe përspektiva zgjedhore. Nga perspektiva shtetërore, a është i drejtë ky vendim? Natyrisht është i drejtë dhe ne duhet ta përkrahim. Nuk besoj që dikush del e thtoë se ky është vendim i gabuar se Kosova nuk e vendos një masë reciprociteti me Serbinë”, ka deklaruar ai.

“Perspektiva e dytë që e kanë ngrit shumë vëzhgues është raporti me dialogun. Ky veprim i vendosjes së këtij reciprociteti mund të ketë tek dinamika e dialogut. Ka me shty procesin e dialogut, i cili ka qenë duke u zvarritur tejmase. Ne kemi pa vajtje e ardhje në Bruksel, të cilat nuk kanë prodhu asgjë, nuk kanë arrit me lëviz procesin prej status-quo’s”, ka shtuar tutje profesori universitar.

Shpërndaje në: