Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Zagreb

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Zagreb

Kosova ka shënuar një tjetër sukses në xhudo.

Xhudistja kosovare, Luara Fazliu, ka bërë një garë mjaft të mirë në Kroaci, duke fituar edhe një medalje, shkruan Periskopi.

Fazliu, në garën e kategorisë deri në 63 kilogramë, ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë.

Kjo medalje e bronztë fitohet në kuadër të garës së Çmimit të Madh të Zagrebit.

Fazliu është një prej xhudisteve me potencialin më të madh në Kosovë, pas vajzave që kanë korrur suksese në Lojërat Olimpike.

Laura pritet të jetë konkurrente e fortë në Lojërat e Parisit. /Periskopi/

Shpërndaje në: