Laura lufton për të artën e Akili për të bronztën, mësohet ora e saktë e ndeshjeve

Laura lufton për të artën e Akili për të bronztën, mësohet ora e saktë e ndeshjeve

Tashmë është mësuar edhe ora e saktë e ndeshjeve të Laura Fazliut në kategorinë -63 kilogram dhe Akil Gjakovës në kategorinë -73 kilogram.

Laura me fillim nga ora 17:10 lufton për medaljen e artë, ndërsa Akili me fillim nga ora 17:20 ndeshet për medalje të bronztë, shkruan Periskopi.

Kujtojmë se Laura Fazliu u kualifikua në finale dhe siguroi medaljen e katërt për Kosovën. Xhudistja jonë mundi algjerianen, Amina Belkadi.

Në të njëjtën kohë, Akil Gjakova u përballë po ashtu me algjerianin, Redouane Messaud, nga i cili u mund me shënim të artë dhe do të luajë për medaljen e bronztë.

Shpërndaje në: