Lavrov: Një perde e re e hekurt po zbret

Lavrov: Një perde e re e hekurt po zbret

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se një “perde e re e hekurt” po vendoset mes Perëndimit dhe Rusisë.

Termi u përdor gjatë Luftës së Ftohtë për t’iu referuar ndarjes midis vendeve perëndimore dhe atyre me Bashkimin Sovjetik, pasi marrëdhëniet midis dy palëve ranë në nivelin më të ulët.

“Sa i përket perdes së hekurt, në thelb ajo tashmë po zbret…”, tha Lavrov.

“Procesi ka filluar,” tha ai, duke shtuar se vendet perëndimore duhet “thjesht të sillen me kujdes”, shkruan BBC.

Shpërndaje në: