Lazio fiton Kupën e Italisë

Lazio fiton Kupën e Italisë

Lazio ka fituar Kupën e Italisë, pasi mposhti Atalantan 2-0 të mërkurën mbrëma, në Romë.

Golat nga Sergej Milinkovic-Savic (82′) dhe Joaquin Correa (90′) ia siguruan triumfin e shtatë në kompeticion Lazios, transmeton Periskopi.

Atalanta, e cila ka qenë thjesht fantastike këtë edicion në Serie A, u mbajt mjaftë mirë por kolapsoi në tetë minutat e fundit të takimit.


Kujtojmë se ngritja e Atalantas këtë fushatë është përfolur shumë, me skuadrën që aktualisht pozicionohet në vendin e katërt në kampionatin italian, derisa ishte në kërkim të këtij trofeu për herë të parë që nga viti 1963.

Në anën tjetër, Lazio e shfrytëzoi sonte mjaftë mirë avantazhin si vendës, derisa skuadra nuk ka gjasa për top katërshe në Serie A, pasi pozicionohet në vendin e tetë me 58 pikë, shtatë më pak se Atalanta, kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur deri në fund të sezonit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: