Lazio hesht ‘San Siron’ dhe kalon në finale (VIDEO)

Lazio hesht ‘San Siron’ dhe kalon në finale (VIDEO)

Lazio fitoi në ndeshjen e dytë kundër Milanit me rezultat 0-1 në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Mysafirët ishin më të mirë dhe kualifikimi i tyre në finale ishte i merituar.

Shanset e para për gol ishin nga vendasit të cilët rrezikuan me anë të Davide Calavrias, por Thomas Strakosha nuk lejoi ti tundet rrjeta. Lazio tentoi diçka në minutat e fundit të pjesës së parë, por nuk arriti të jetë konkretet dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Joaquin Correa shënoi golin e vetëm në këtë takim në minutën e 58-të pas asistimit nga Ciro Immobile.

Mysafirët edhe pse në epërsi në minutat e fundit të ndeshjes kishin shanse për të rritur epërsinë, por Pepe Reina bëri pritje të mira.

Në finale Lazio do të luajë me fituesin e ndeshjes Fiorentina-Atalanta, ndeshja e parë mes këtyre ekipeve ka përfunduar 3-3.

Shpërndaje në: