Lazio i ofron David Silvas avion privat dhe shtëpi superluksoze për të nënshkruar me klubin

Lazio i ofron David Silvas avion privat dhe shtëpi superluksoze për të nënshkruar me klubin

David Silva largohet nga Manchester City si legjendë.

Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në Premier League për klubin muajin e kaluar, dhe do t’i japë fund një dekade shumë të suksesshme në Angli duke luajtur në Champions League kundër Real Madridit, transmeton Periskopi.

Ky do të jetë kërcimi i fundit në fanellën e Manchester Cityt, me të cilën ka fituar katër tituj në PL, dy Kupa FA dhe pesë Kupa të Ligës.

Sipas raporteve nga Italia, ai do të transferohet në Romë.

“Tuttosport” potencon se Lazio i ka ofruar Silvas 55 mijë euro në javë dhe disa benefite të tjera.

Nëse ai kalon te klubi nga Roma, atij do t’i dhurohet një avion privat dhe një shtëpi luksoze në zemër të qytetit – këto vec pagës javore, kuptohet.

Por madje edhe kjo mund të mos mjaftojë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Silva aktualisht përfiton rreth 230 mijë euro në javë te Man City dhe, pavarësisht se është i gatshëm të pranojë shkurtesë në pagë, “The Sun” potencon se oferta e Lazios është nën kërkesat e tij.

Thuhet se ai kërkon një pagë javore prej 90 mijë eurove. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: