Lazio ia sheh hajrin humbjes së Romës, zyrtarisht siguron pjesmarrjen në CL

Lazio ia sheh hajrin humbjes së Romës, zyrtarisht siguron pjesmarrjen në CL

Lazio tashmë zyrtarisht do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Skuadra romake përfundoi sezonin në Serie A në pozitën e katërt, vend që siguron garat në Ligën e Kampionëve, por jo gjithçka ishte e sigurt.

Për shkak të koeficientit të zbritur nga UEFA për Italinë, një triumf eventual i Romës në Ligën e Evropës do t’i zinte vendin Lazios.

Megjithatë, Roma sot është mposhtur nga Sevilla, duke bërë që Lazio zyrtarisht të jetë pjesë e LK për edicionin tjetër.

Lazio do të përfaqësojë Italinë në Evropë krah skuadrave si Juventus, Inter e Atalanta.

Shpërndaje në: