LDK denoncon vjedhjen e projekteve të Përparim Ramës nga Arben Vitia

Periskopi.com Lajme

Të nderuar përfaqësues të medieve, une jam Alban Zogaj, shef i kampanjes se LDK-së për Prishtinën, shef i shtabit të kësaj partie.

“Faleminderit që jeni sot këtu dhe që keni përcjellë fushatën tonë ne menyre korrekte.” – nisi fjalën e tij z. Alban Zogaj,

“Ju kemi ftuar sot në këtë konferencë, për të shpalosur dicka që është e paprecedent dhe shqetësuese!

“Ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të kopijimit që i është bërë projekteve të kandidatit tonë, Përparim Rama, nga ana e kundërkandidatit të tij nga Vetëvendosje, Arben Vitia, i cili u inkuadrua ne gare dite me pare, pa asnje projekt, e pas nje menaxhimi katastrofal te pandemise.

Kandidati yne, z. Rama, ka kohe qe ka shpalosur projektet e tij, te cilat do të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në transformimin e Prishtinës, projekte te cilat i ka vizualizuar dhe i ka paraqitur para publikut pergjate muajve te fundit.

Ajo cka kemi parë mbrëmë në botimin e programit të z. Vitia është plagjiat i projekteve të Përparim Ramës dhe vjedhje e të drejtës së autorit, dhe sic e dini, kjo është joetike por edhe e dënueshme.

Me lejoni te ju prezantoj disa shembuj qe e ilustrojne kete!

Prezanto vjedhjet ne TV

Ajo cka kemi thënë vazhdimisht, dhe eshte potencuar nga z. Rama vetë, është e saktë: arkitekti dhe urbanisti Rama i ka hyrë garës për Prishtinën për ta tranformuar atë dhe për t’ia kthyer jetën qytetit dhe fshatrave në Komunën e Prishtinës.

Deri më sot, nuk jemi marrë asnjëherë me kundërkandidatët e Përparim Ramës, sepse kemi besuar se qytetarët do ta vlerësojnë programin e qeverisjes dhe projektet konkrete te tij, por, sot, nuk mund të heshtim para një akti kaq të ulët, me të cilin synohet të mashtrohen qytetarët e Prishtinës.

Ne e themi me kompetencë se asnjëri nga kundërkandidatët e Përparim Ramës as nuk ka aftësi, e as vizion për ta tranformuar komunen tonë, Kryeqytetin e Republikes, kete e ben vetem Perparim Rama.

Nga fillimi i fushatës, kemi kërkuar dhe jemi përpjekur që të jemi shumë korrekt ndaj të gjithëve që janë në garë, por kjo nuk do të thotë se kemi qenë të verbër ndaj asaj që kundërkandidatët kanë shfaqur si vizion të tyre, e qe në fakt jane projektet autoriale të kandidatit tone dhe ekipit te tij.

Me këtë rast, i ftojme qytetarët e Prishtinës, qe te bejne edhe vet krahasimet e programeve, që të besojnë se Prishtina mund të bëhet moderne, e jetueshme, praktike dhe e pastër, me kryetar Përparim Ramën. Pra, ju ftoj që të votoni projektet dhe autorët origjinal të tyre, e jo kopijuesit që s’kanë marrë mundin as të bëjnë më të paktën që një kandidat duhet ta bëj për qytetin e vet: e qe eshte programi qeverises.

Te cilin ne e konsiderojme kontrate me qytetaret.” – thotë komunikata. /Periskopi

Shpërndaje në: