LDK dhe AKR hyjnë në koalicion, garojnë së bashku më 17 tetor në Vushtrri

LDK dhe AKR hyjnë në koalicion, garojnë së bashku më 17 tetor në Vushtrri

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë bërë koalicion në komunën e Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të dituar kryetari aktual i kësaj komune Xhafer Tahiri përmes një njoftimi në Facebook.

“Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit garojmë e fitojmë bashkë sepse Vushtrria është për të gjithë.

Bujar Saraçi me numër 19 në listën tonë fituese përfaqëson AKR.

Faleminderit Arta, Bujar, Medina, Mirjeta e Seadi dhe gjithë ekipi i Degës së AKR në Vushtrri. Jam i nderuar me ju pri një ekipi profesionistësh për qytetin që e duam!

Shpërndaje në: