LDK dhe PDK lëshojnë sallën e kuvendit

LDK dhe PDK lëshojnë sallën e kuvendit

Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Deputetët e të dy partive opozitare tashmë janë larguar nga salla ku zhvillohet seanca parlamentare.

Të njëjtit vendosën të largohen pasi nuk është votuar rezoluta e propozuar nga partitë opozitare që ndalon shtrenjtimin e energjisë elektrike në vend.

Ani pse në seancë ekziston kuorumi i mjaftueshëm për votim, vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim.

“Vetëm 30 deputetë kanë marrë pjesë në votim kështu që nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm për vendimmarrje, kjo pikë shtyhet për një seancë të radhës”, ka thënë nënkryetarja e Kuvendit, Sardanda Bogujevci.

Diskutimet lidhur me këtë pikë kanë përfunduar në seancën e kaluar.

Shpërndaje në: