LDK e gatshme për dialogun, thonë se qeveria e re do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi

LDK e gatshme për dialogun, thonë se qeveria e re do ta marrë përsipër këtë përgjegjësi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas dhe homologu i tij francez Jean-Yves Le Drian përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që të rifillojë menjëherë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Bashkimit Europian.

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi për Klan Kosova ka thënë se LDK-ja e vlerëson interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi.

“Në kuadër të programit qeverisës, Qeveria e udhëhequr nga LDK në objektivat themelore të saj ka edhe përmbylljen e dialogut me Serbinë me njohjen reciproke mes dy vendeve”.

“Kjo nënkupton marrjen e përgjegjësisë për të avancuar procesin e dialogut, në bashkëpunim të ngushtë me BE dhe SHBA-të, duke mos lejuar ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të territorit dhe duke lehtësuar të gjitha rrethanat për fillimin e dialogut”.

“E vlerësojmë interesimin e Gjermanisë dhe Francës për fillimin e këtij procesi, si vende lidere të BE-së. Gjermania ka mbajtur qëndrim konsistent për mosndryshim të kufijve që është e rëndësishme për një dialog të mundshëm dhe të suksesshëm”, ka thënë Abrashi.

Shpërndaje në: