LDK insiston në shkarkimin e Bordit të ZRRE’së: Kriza energjetike do të thellohet

LDK insiston në shkarkimin e Bordit të ZRRE’së: Kriza energjetike do të thellohet

Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë të shkarkohet urgjentisht.

Sipas një njoftimi të tyre, “kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij”.

Tutje, LDK njofton se partia në pushtet duke votuar kundër shkarkimit të Bordit, edhe njëherë doli në mbrojtje të shtrenjtimit të energjisë.

Njoftimi i plotë:

Bordi i ZRrE-së ka dështuar, duke dyfishuar çmimin e energjisë elektrike dhe duke ia humbur mbi 100 milionë euro taksave të qytetarëve të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka inicuar në Kuvendin e Kosovës mocionin për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Derisa, partia në pushtet duke votuar kundër shkarkimit të Bordit, edhe njëherë doli në mbrojtje të shtrenjtimit të energjisë, duke kontribuar në vazhdimin e varfërimit të qytetarëve.

Kriza energjetike duket se do të thellohet në vjeshtë dhe dimër të vitit 2022/23 dhe ky bord është dëshmuar si i paaftë, joprofesional për çfarë LDK ka kërkuar me kohë shkarkimin e tij.

Ky bord duhet të shkarkohet në mënyrë urgjente, dhe të emërohet një bord që ka aftësinë dhe pavarësinë për të menaxhuar krizën që mund të rikthehet.

Shpërndaje në: