LDK-ja në ora 15:30 dorëzon kërkesen për votimin e Qeverisë

LDK-ja në ora 15:30 dorëzon kërkesen për votimin e Qeverisë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dorëzon kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë, pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit tashmë i është shpërndarë palëve.

Kjo i hap rrugë edhe thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë Hoti.

Në LDK kanë thënë vazhdimisht se kërkesën për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme do ta dërgojnë vetëm pasi ta kenë pranuar dokumentacionin e plotë nga Gjykata Kushtetuese.

Shpërndaje në: