LDK-ja reagon pas vendimit të Supremes për ripërsëritjen e votimit nga jashtë në Dragash

LDK-ja reagon pas vendimit të Supremes për ripërsëritjen e votimit nga jashtë në Dragash

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme për ripërsëritjen e votimit nga jashtë për komunën e Dragashit.

LDK shprehet se mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen për kandidatin e tyre, Bexhet Xheladini.

“Mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen në raundin e ri ndaj Dr. Bexhet Xheladini. Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme dhe aprovimin e ankesës së kandidatit tonë Dr. Bexhet Xheladini dhe të LDK-së ndaj vendimit skandaloz të PZAP-së për të deformuar vullnetin qytetar e për të vendosur fatin e zgjedhjeve lokale në tavolinë. Precedente të tilla, s’mund të lejohen në demokraci. Prandaj vendimi i Gjykatës Supreme mbronë sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim”, thuhet në reagim.

LDK-ja ftuar qytetarët në mërgatë që të votojnë për Xheladinin në procesin e votimit.

“I ftojmë qytetarët tanë në mërgatë të shprehin lirshëm dhe sërish bindshëm si në dy raundet paraprake, mbështetjen për kandidatin tonë, kryetarin e ri, Dr. Bexhet Xheladini për komunën e Dragashit. Vullneti dhe zëri i tyre nuk mund të shuhet nga askush”, thuhet tutje.

 

Shpërndaje në: