LDK kërkon nga Qeveria që menjëherë të gjejë zgjidhje për ndaljen e grevës dhe fillimin e mësimit

LDK kërkon nga Qeveria që menjëherë të gjejë zgjidhje për ndaljen e grevës dhe fillimin e mësimit

Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka kërkuar edhe një herë nga Qeveria e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti që të dialogojnë me krerët e SBASHK-ut në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për grevën.

Nga LDK kanë kërkuar nga Qeveria që të mundësojnë fillimin e menjëhershëm të mësimit në shkollat e vendit.

“Mësimdhënësit kanë kërkesa të caktuara për Qeverinë që i kanë bërë publike, por kanë hasur në mos-dëgjim total nga Qeveria. Kjo ka ndodhur vetëm pse Qeveria nuk ka gatishmëri që të dialogojë me mësimdhënësit. Qeveria ka bërë edhe një polarizim të situatës, duke ndarë edhe qytetarët pro ose kundër grevës”, është thënë në konferencë për media.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria dhe institucionet përkatëse që nga nesër të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për situatën e krijuar rreth procesit mësimor.

Ata kanë thënë se mos fillimi i procesit mësimor po dëmton edhe prindërit në kohën kur kriza ekonomike ka arritur kulmin.

“Qeveria s’po tregon ndjeshmëri ndaj nxënësve, qytetarëve, prindërve edhe në kohën kur kriza ekonomike është në kulmin e saj dhe kur kemi një situatë ku prindërit kanë krizë në kuptimin e menaxhimit ekonomik të familjeve të tyre, ata po hasin në vështirësi edhe në menaxhimin e fëmijëve të tyre, pasi që shkollat nuk kanë filluar mësimin dhe ata rrezikojnë të humbin punët e tyre”, u tha ndër të tjerash në konferencë.

Shpërndaje në: