LDK reagon për sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit: Kthim në vitin 2015-2016

LDK reagon për sulmin me vezë ndaj Avdullah Hotit: Kthim në vitin 2015-2016

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas sulmit të sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Avdullah Hoti. Për partinë që drejton Isa Mustafa një sulm i tillë është akt i ulët dhe i papranueshëm që dëmton proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon Kosova.

“Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera thuhet se kthimi në vitin 2015-2016 për të bllokuar proceset shtetformuese është i papranueshëm.

“Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit”, përfundon reagimi.

 

Shpërndaje në: