LDK u ankua ndaj VV-së ndërsa PDK ndaj LDK-së, katër ankesa u parashtruan dje në PZAP

Periskopi.com Lajme

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa [PZAP], ka pranuar dje katër ankesa me pretendimet për thyerjen e heshtjes zgjedhore, teksa sot nuk kanë pranuar akoma ndonjë. Kështu ka njoftuar Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku.

Ai tha se dje kanë pranuar katër ankesa, njëra është parashtruar nga VV kundër LDK-së e tjetra nga PDK kundër LDK.

“Dje kemi katër ankesa, kanë parashtru LDK kundër VV dhe PDK kundër LDK-së, dhe një subjekt që s’me kujtohet. Por i kanë paraqitur katër ankesa dje të kësaj natyre”, tha Desku në T7.

Tutje, Desku tha se secili qytetar, apo kandidat i cili mendon që ka interes juridik dhe interesi i tyre juridik i është shkelur mund të parashtrojë ankesë në PZAP.

“Secili qytetar që mendon që i janë shkelur të drejtat, e cila është në kundërshtim me ligjin, kanë të drejtë dhe mund të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Jemi duke punuar nga mëngjesi në zyrë dhe kushdo që ka interes apo mendon që i janë shkelur të drejtat mund të parastrojnë ankesa në PZAP…Sot nuk ka pas ankesa, dje janë paraqitur 4 ankesa me pretendimet që kanë ndodhur shkelje për shkak të përdorimit të rrjeteve sociale që kanë bërë thirrje për t’i votuar kandidatët apo subjektet e tjera politike”, tha ai tutje.