LDK vendos përfundimisht: Jo koalicionit me PAN-in

LDK vendos përfundimisht: Jo koalicionit me PAN-in

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që në asnjë mënyrë të mos hyjë në koalicion me PAN-in.

Burime të Gazetës Blic kanë theksuar se gjatë takimit te sotëm të Grupit Parlamentar të LDK-së ku kanë marrë pjesë edhe disa nga anëtarët e Kryesisë është marrë vendim për hapat e mëtutjeshëm të kësaj partie në lidhje me formimin e institucioneve.

Në këtë takim ështe thënë se nuk do të hyjnë në asnjë koalicion me PDK- AAK- NISMA. “Është marrë vendim se me asnjë mënyrë nuk do të hyjnë në koalicion me PAN-in”, thonë burimet.

Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu e ka konfirmuar për Gazetën Blic këtë takim, por ka thënë se ai nuk ka qenë pjesë e këtij takimi. Gjatë ditës së sotme është mbledhur edhe Aleanca Kosova e Re që është koalicion ne LDK-në.

Edhe kjo parti është njëzëri që nuk do të ketë koalicion me PDK. Ndërkohë, nga PAN vazhdojnë të thonë se i kanë numrat për formimin e qeverisë. Madje, sipas tyre Qeveria do të formohet brenda pak javësh. Deputeti i PAN-it, Daut Haradinaj tha dje se para datës 20 korrik do të formohet qeveria. Sipas tij, Qeveria Haradinaj të paktën do ti marrë 65 vota.

Po ashtu gjatë ditës së sotme edhe deputetja më e votuar në zgjedhjet e qershorit, Vjosa Osmani  në një emision televiziv ka thënë që kundërshton fuqishëm çdo koalicion me PAN-in.

Osmani tha se dhe AKR dhe Alternativa kanë thënë se nuk do të shkojnë me PDK’në dhe PAN’in.“Deri më tash edhe këto dy parti kanë thënë se nuk do të shkojnë më PAN, kjo mbetet të shihet edhe në ditët në vazhdim”, tha ajo.

Shpërndaje në: