LDK vendos sot ose nesër për koalicionin me Vetëvendosjen
Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova ka thënë që shumë shpejt do të mblidhet Lidhja Demokratike e Kosovës dhe nga ai takim do të vendoset për mundësinë eventuale të lidhjes së koalicionit me Vetëvendosjen.
“Ne fillimisht do të mblidhemi si parti dhe do të vendosim se kur do të takohemi me Vetëvendosjen”, deklaroi Rugova.
Ndonëse nuk tregoi saktësisht se kur do të mbahet kjo mbledhje, ai tha se do të mbahet shumë shpejt.
“LDK do të mblidhet sot ose nesër, mediat do të jenë të informuara për këtë” tha ai.
Kjo deklaratë e Rugovës vjen pasi që gjatë ditës së sotme KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të qershorit.
Dhe LDK ditë më parë ka deklaruar se ftesës për koalicion nga Vetëvendosje do t`i përgjigjet pas shpalljes se rezultateve përfundimtare.
Në anën tjetër Vetëvendosja ka thënë qe oferta për bashkëpunim me LDK-në vlen akoma.



