LDK vjen me slloganin për zgjedhjet lokale: 160 – Për të gjithë!

LDK vjen me slloganin për zgjedhjet lokale: 160 – Për të gjithë!

Lidhja Demokratike e Kosovës, garon me numrin 160 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

„160 është numri jonë. Është numri juaj. Është numri i fitores. Është numri i saktë për të gjithë. Është adresa e suksesit për çdo qytetar e në çdo komunë.

LDK 160 – Për të gjithë!”, thotë kjo parti.

Njoftimi i plotë: 

160 është numri fitues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgedhjet lokale të 17 tetorit.

Të dashur qytetarë tashmë është e qartë adresa në të cilën do të votohet për LDK-në, jemi duke punuar së bashku me secilin prej jush që të arrijmë fitoren e madhe në shumicën dërmuese të komunave.

Pa asnjë dyshim Lidhja Demokratike e Kosovës do të dal e para në këto zgjedhje, por ky sukses arrihet me punën dhe angazhimin tonë dhe tuajin si qytetar.

160 është numri jonë. Është numri juaj. Është numri i fitores. Është numri i saktë për të gjithë. Është adresa e suksesit për çdo qytetar e në çdo komunë.

LDK 160 – Për të gjithë!

Shpërndaje në: