Leart Paqarada në garë për çmimin “Puskas”

Periskopi.com Sporti

Futbollisti kosovar ka shënuar një super gol në paraqitjen e tij të sezonit 2021/22 me skuadrën e tij.

Mbrojtësi i krahut të majtë Leart Paqarada ka shënuar një nga golat më të bukur deri tani, duke hyrë në garë për çmimin e golit më të bukur të vitit “Çmimi Puskas”.

Liga e dytë e Bundesligës gjermane tanimë ka filluar, dhe skuadra e Paqaradës FC St. Pauli fitoi 3:0 kundër Holstein Kiel.

Golin e parë e shënoi pikërisht Paqarada në minutën e 11’, kurse për skuadrën gjermane rezultatin e ka dyfishuar Daniel-Kofi Kyereh në minutën e 61’ dhe të tretin Guido Burgstaller në minutën 91.

Goli i Paqaradës:

https://twitter.com/stpaulistats/status/1419263523583143936

Shpërndaje në: