LeBron, Davis e Westbrook nesër luajnë së bashku për herë të parë te Lakers

LeBron, Davis e Westbrook nesër luajnë së bashku për herë të parë te Lakers

Los Angeles Lakers po vazhdojnë fazën parasezonale, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri.

Lakers kanë bërë shumë ndryshime në përbërje, para sezonit të ri, me synimin për të rikthyer titullin e kampionit.

Russell Westbrook është një nga emrat e afruar gjatë verës. Organizatori nuk ka luajtur akoma në bashkëpunim me dyshen LeBron James e Anthony Davis, përcjell Periskopi.

Por, sipas disa raportimeve nga ShBA, LeBron, AD dhe Westbrook nesër do të luajnë së bashku, në atë që do të jetë hera e parë për ta (në një skuadër që nuk është All-Star apo kombëtare).

Lakers luajnë nesër ndaj Golden State Warriors.

Të njëjtat raportime thonë se Anthony Davis në këtë përbërje do të aktivizohet në pozitën 5 (qendër). /Periskopi/

Shpërndaje në: