LeBron dhe Lakers ndalin Detroitin, ‘Mbreti’ shkëlqen me 33 pikë

Periskopi.com Sporti

Los Angeles Lakers kanë marrë fitoren e radhës në NBA.

Detroit Pistons nuk kishin forcën e mjaftueshme të ndalin Lakers, të cilët fituan me rezultatin 110:106, shkruan Periskopi.

Më i miri në radhët e Lakers ishte ‘Mbreti’ LeBron James, i cili kontribuoi në fitoren e skuadrës së tij me 33 pikë, pesë kërcime dhe nëntë asistime.

Russell Westbrook po ashtu shtoi 25 pikë, gjashtë kërcime e nëntë asistime, kurse AD shtoi 24 pikë e 10 kërcime për ‘double-double’.

Lakers shkojnë tani në rekord 11-11, kurse Detroit me 4-16. /Periskopi/