LeBron James me fjalë emocionuese për Bryantin: Jam i thyer në zemër dhe i shkatërruar, të dua vëllai i madh

LeBron James me fjalë emocionuese për Bryantin: Jam i thyer në zemër dhe i shkatërruar, të dua vëllai i madh

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna humben jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Kurse, ka reaguar edhe njëri ndër basketbollistët më të mirë në botë aktualisht, LeBron James.

James ka thënë se Bryantin e kishte si vëlla dhe nuk po i ndalen lotët që nga marrja e lajmit për vdekjen e tij.

“Jam ulur të shkruaj diçka për ty, por s’më lënë lotët. Mendoj tërë kohën për miqësinë, lidhjen e vëllazërinë që kemi patur. Më ka mbet në mendje zëri yt të dielën në mëngjes, para se të largohesha nga Philly për në Los Anxhelos. Nuk do e kisha menduar kurrë se do ishte biseda jonë e fundit.

Unë jam i thyer në zemër dhe i shkatërruar! Unë të dua ty, vëlla i madh. Zemra ime është me Vanessan dhe vajzat e tua. Të premtoj që do të zë vendin tënd tek familja jote.

Të lutem vëlla, më jep forcë nga parajsa dhe ki kujdes për mua. Ka shumë më tepër që dua të them, por nuk mund ta bëj tani sepse nuk mund të kem forcë” janë fjalë e LBJ për Koben e ndjerë.

/Periskopi/

Shpërndaje në: