Ledri uron në mënyrë të veçantë Erën për ditëlindje (Foto)

Ledri uron në mënyrë të veçantë Erën për ditëlindje (Foto)

Për ditëlindjen e këngëtares Era Istrefi, veçse u bë e ditur, e padyshim që as urimet karshi saj nuk kanë munguar duke filluar nga familjarët, miqtë, kolegët e fansat që në numër janë të shumtë, shkruan Kosovarja.

Nuk ka se si të mos urohet një emër që edhe pse me pikënisje nga një vend i vogël siç është Kosova, arriti të prekë majat e suksesit në arenën ndërkombëtare duke i dhënë mundësi vendit të saj të afirmohet denjësisht jashtë kufijve ballkanikë.

Të kthehemi tek urimet që këngëtarja praoi për ditëlindjen e saj të 23-të, e që në mesin e shumë kolegëve është padyshim edhe Ledri si bashkëpunëtor i saj në hitin e verës së kaluar e që lirisht mund të thuhet se i ka rezistuar fuqishëm kohës pavarësisht super hiteve të reja.
Më poshtë ju sjellim postimin që reperi po aq i pëlqyer ka bërë duke e uruar këngëtaren.

Shpërndaje në: