Leeds dominon në pjesë të parë ndaj Sheffield United

Leeds dominon në pjesë të parë ndaj Sheffield United

Sheffield United po pret në Bramall Lane ekipin e Leeds Unitedit në kuadër të xhiros së tretë në Premier Ligë.

Ekipi i drejtuar nga Marcelo Bielsa ishte dukshëm më i mirë duke i pasur mbi 60 për qind të topit, përkundër që janë mysafir në pjesën e parë.

Ata rrezikuan portën e Aaron Ramsdale dy herë, me anë të Patrick Bamford dhe një herë tjetër përmes Stuart Dallasit, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, edhe Sheffield United u tregua ekip i rrezikshëm në disa raste, pasi identifikoi pikën e dobët të Leeds në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Sheffield United i ka humbur dy ndeshjet e para ndërsa Leeds United ka fituar një herë dhe ka humbur një herë para kësaj ndeshjeje. /Periskopi

Shpërndaje në: