Legjenda e futbollit shqiptar ishte prezent sonte finalen e Kupës së Kosovës

Legjenda e futbollit shqiptar ishte prezent sonte finalen e Kupës së Kosovës

Feronikeli ka shkatërruar Trepçën 89 duke e mposhtur 5-1 në finalen e Kupës së Kosovës, në “Fadil Vokrri”, të premten mbrëma.

“Nikli” dominoi totalisht ndeshjen, gjë që pasqyrohet edhe nga rezultati, derisa figura të rëndësishme ishin prezente në tribuna, shkruan Periskopi.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica janë ndër emrat që vlen të ceken.

Por përveç tyre, edhe dikush shumë i veçantë e përcolli nga afër përballjen.

Është fjala për legjendën e futbollit shqiptar, Lorik Cana, i cili e konfirmoi prezencën e tij në stadium me anë të një postimi në Facebook.

Shikoni postimin e tij më poshtë. /Periskopi.com/

Image

Shpërndaje në: