Legjenda gjermane dhe fituesi i Topit të Artë n Prishtinë: “Besoj se Kosova do të kualifikohet në Evropian

Legjenda gjermane dhe fituesi i Topit të Artë n Prishtinë: “Besoj se Kosova do të kualifikohet në Evropian

Lothar Matthaus, legjenda gjermane dhe evropiane, ka arritur në Prishtinë.

Një herë fituesi i “Topit të Artë” është pritur nga përfaqësuesit të “Teleperformance Deutschland”, që e ka selinë në kryeqytetin tonë.

Ish-reprezentuesi gjerman ka mbajtur një konferencë për shtyp para mediave teksa u befasuar me interesimin e madh të publikut për ta takuar atë.

I pyetur se sa e njihni Kosovën, Matthaus tha se është i njohur me vështirësitë që i ka kaluar Kosova.

“Ne e njohim historinë por nuk jam këtu për ta vlerësuar atë. Jam në futboll dhe jo në aspekt politik për t’u shprehë. E di që këtu ka pas probleme, jeni në rrugë të mirë”, tha ai.

Ai ndër të tjerash u pyet edhe për kombëtaren e Kosovës, për të cilën pohoi se ka mundësi që të kualifikohet në Kampionatin Evropian të vitit 2020.

“Kosova ka pas disa lojë. Me Anglinë do ta ketë vështirë. Kosova është një skuadër që i beson njëri-tjetrit. Besoj se me Çekinë dhe me Anglinë do të ketë më pak pikë, por besoj që do t’ia del të kualifikohet”, pohoi ai.

Kampioni i Evropës dhe Botës ka vizituar edhe stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri”, teksa është takuar me disa të rinj. /Periskopi

Shpërndaje në: