Legjenda Neville qorton gratë e Kamerunit pas gjesteve të pahijshme: Turp duhet t’iu vijë

Legjenda Neville qorton gratë e Kamerunit pas gjesteve të pahijshme: Turp duhet t’iu vijë

Trajneri i kombëtares angleze në futboll, kategoria e grave, tha se ndihet “i turpëruar” nga gjestet e grave të kombëtares së Kamerunit pas fitores në Kupën e Botës që e çon atë në fazën çerekfinale.

Luaneshat do të luajnë përballë Norvegjisë pas fitores bindëse 3-0.

Por, ndeshja kundër Kamerunit u shenjua nga një reagim i jashtëzakonshëm pas dy vendimeve të gjyqtarëve që u morën përmes VAR-it, dhe pas ndërhyrjeve të ashpra ndaj lojtareve angleze, përkthen Periskopi nga BBC.

“Jam krejtësisht i turpëruar nga ana e kundërshtarit,” tha Neville.

“Kur e fillova karrierën si trajner, Arsene Wenger më tha se ekipi pasqyron trajnerin. Nëse ai ekip [Kameruni] do të ishte ekipi im, kurrë s’do të luanin për Anglinë më, me atë lloj të sjelljes.” – shtoi ai.

“Nuk dukej si futboll. Ishte fitore e mirë por unë nuk po gëzohem, lojtaret nuk po gëzohen.

Gjatë ndeshjes kishte shumë momente kontroverse. Njëri ishte kur kamerunasja Yvonne Leuko u ndëshkua pasi e goditi me bërryl anësoren angleze Nikita Parris. Më pas, Augustine Ejangue e pështyu anglezen Toni Duggan.

Kur Anglia më pas e kishte shënuar edhe golin e dytë, përmes sistemit të VAR, edhe pse gjyqtari e kishte anulua për pozitë jashtë loje fillimisht, kamerunaset e dëshpëruara kishin refuzuar të rinisnin ndeshjen.

Afrikanet ishin frustruar edhe më shumë kur goli i Ajara Nchout-it u anulua për offside shkaku i VAR-it, me sulmuesen që shpërtheu në lot pas atij vendimi.

Shpërndaje në: