Leicester fiton dramën kundër Man Utd – Man City merr tri pikët pa asnjë telashe ndaj Burnley

Leicester fiton dramën kundër Man Utd – Man City merr tri pikët pa asnjë telashe ndaj Burnley

Leicester City ka shënuar një fitore spektakolare në përballjen me Manchester United, derisa Manchester City pa telashe ka fituar kundër Burnley.

Skuadra e Leicester shënoi fitore 4:2, në një ndeshje ku fillimisht ishte në disavantazh, pasi Mason Greenwood shënonte super-gol në minutën e 19’.

Leicester, po ashtu me një super gol, u përgjigj me anë të Youri Tielemans, në minutën e 31’ të takimit.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të përmbysin Unitedin, duke shënuar në minutën e 78’ me Soyuncu, shkruan Periskopi. Pas këtij goli, në një periudhë prej pesë minutave u shënuan edhe dy gola tjerë.

Fillimisht, Marcus Rashford shënoi për 2:2 në minutën e 82’, por kjo nuk zmbrapsi skuadrën e Leicester, të cilët me anë të Jamie Vardy rikthyen epërsinë vetëm një minutë më vonë.

Rezultatin final në këtë ndeshje e vulosi Daka, në minutën 90+1.

Në anën tjetër, Manchester City fitoi me anë të golave të Bernardo Silva e Kevin De Bruyne, të cilët shënuan në minutat 12’ dhe 70’.

Manchester City (një ndeshje më pak) ka tashmë 14 pikë, me aq sa mbetet edhe United, kurse Leicester shkon në 11 pikë, kurse Burnley mbetet me tri sosh./ Periskopi/

Shpërndaje në: