Leicester thyen mallkimin, mposht Arsenalin me hero Vardyn

Leicester thyen mallkimin, mposht Arsenalin me hero Vardyn

Leiceser ka marrë një  fitore të papritur në fushën e Arsenal-it mbrëmjen e sotme. Dhelprat kanë mposhtur 1-0 Topçinjtë falë një goli të Jamie Vardy në minutën e 80-të.

Arsenal-i ishte skuadra ndaj së cilës Leicester kishte luajtur numrin më të madh të transfertave në Premier League (14) pa marrë asnjë fitore para mbrëmjes së sotme.

Një fitore që i ka ngjitur Dhelprat në vendin e katërt të renditjes, vetëm një pikë larg kreut. Arsenal-i, nga ana tjetër, mbetet në vendin e 10-të me 9 pikë pas gjashtë javëve të para të Premier League.

Shpërndaje në: