Lejohet qarkullimi i kujdestarëve që ofrojnë kujdes për personat me aftësi të kufizuara edhe jashtë orarit të lëvizjes së lirë

Lejohet qarkullimi i kujdestarëve që ofrojnë kujdes për personat me aftësi të kufizuara edhe jashtë orarit të lëvizjes së lirë

Handikos ka njoftuar se edhe jashtë orarit të lëvizjes së lirë do të lejohet qarkullimi i kujdestarëve që ofrojnë kujdes për personat me aftësi të kufizuara.

Njoftimi i plotë:

Situata e fundit në vendin tonë, ashtu sikur gjithë qytetarët e Kosovës, ka shqetësuar edhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët përveç vështirësive që përballen në përditshmëri, kanë hasur pengesa edhe në pranimin e shërbimeve të asistentëve të tyre shkaku i kufizimit të lëvizjes në rrugë publike.

Mirëpo kjo çështje është zgjidhur gjatë ditës së djeshme përmes ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, të cilin e falënderojmë për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.

Të gjithë ata që kanë nevojë për lëvizje përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve, do të mund të drejtohen me kërkesë për leje të veçantë tek Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës, përmes email adresës: [email protected]

HANDIKOS ju bën thirrje për kujdes të shtuar dhe uron tejkalim sa më të shpejt të kësaj pandemie COVID-19.

#rrinshpi

Shpërndaje në: