Lekaj: Ma gjeni një familjar të punësuar në instiucione publike tash e 100 vite, jap dorëheqje tash

Lekaj: Ma gjeni një familjar të punësuar në instiucione publike tash e 100 vite, jap dorëheqje tash

Ministri Pal Lekaj është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje menjëherë nëse në institucionet publike ia gjejnë ndonjë familjar të punësuar, raporton Periskopi.

“Si familje Lekaj, për 100 vite, nëse ma gjeni dikë të punësuar në ish komunizëm apo tash, unë jap dorëheqjë tash”, ka deklaruar Lekaj, transmeton Periskopi.

Lidhur me punësimin e Doruntina Gashit në Telekom, Lekaj ka thënë se ajo nuk është ende reja e tij, dhe ka shtuar se ajo është punësuar sipas procedurave të rregullta.

“Nuk e kam re, është e fejuara e djalit. Ka apliku sipas procedurave, ka qenë gazetare, kolege e juaja. A kam të drejtë me i thanë nuk guxon me aplikuar”, iu është drejtuar Lekaj analistëve në Debat Plus.

Ai ka thënë se as djemtë e tij nuk i ka punësuar përmes ndikimit politik.

“Dy djem i kam, me fakultet, magjistër, nuk i kam punësuar”, ka shtuar ai./Periskopi/

Shpërndaje në: