Lekaj për Hysamedin Ferajn: Fundërrinë e komunistëve, nuk merrem me njerëz të tillë

Lekaj për Hysamedin Ferajn: Fundërrinë e komunistëve, nuk merrem me njerëz të tillë

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj e ka quajtur ‘fundërrina e fundit e komunistëve’ këshilltarin e Kurti, Hysamedin Feraj, pasi ky i fundit shkroi se Haradinaj “po ankohet pse Serbia s’e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë lufës por vëllezërit e tij”.

Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se Feraj duhet të shkarkohet sa më parë nga pozita e këshilltarit të Kurtit, pasi sipas tij, ai po e sulmon që familje që për shqiptarët është simbol i rezistencës.

“Sa i përket akuzave të Ferajt, mendoj që nuk ja vlen të humbim kohë për to. Mendoj që është fundërrina e fundit e komunistëve. Të mirret me familjen Haradinaj, me një familje që kad hënë gjithçka që sot ne të gëzojmë lirinë, e sidomos të mirret me Ramush Haradianj, e të thotë pse ty nuk të ka qëllu regjimi i Serbisë, por vëllezërit. Kjo s’do koment, që vettëm një njeri i çmendur mund t’i thotë. Ne nuk jemi marrë me ta. Nga ajo që kam parë, ai njeri nuk e meriton të jetë këshilltar i kryeminisatrit të vendit tim. Ai njeri duhet të largohet sa më parë. Sepse edhe po e njollos qeverinë, edhe Kurti, po e sulmon edhe një familje që për shqiptarët është simbol i rezistencës”, tha ai.

Mes tjerash, Lekaj thotë se të ia duash vrasjen Ramush Haradinajt është absurditet që vetëm një njeri i ndytë mund ta bëjë këtë.

“Vetëm një njeri i shitur, e që nuk mendon për shqiptari mund të akuzojë një familje sic është familja Haradinaj dhe nuk kisha humbur kohë të mirrem me njerëz të tillë…Të ia duash vrasjen Haradinajt është absordutitet dhe vetëm një njeri i ndytë mund ta bëj këtë”, tha Lekaj.

Shpërndaje në: