Lekaj për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Amerikës: Miqësia me SHBA-në nuk është në nivelin që duhet të jetë

Lekaj për mos-ftesën e Kosovës në Samitin e Amerikës: Miqësia me SHBA-në nuk është në nivelin që duhet të jetë

Kosova mbeti jashtë listës së të ftuarve nga aleati më i madh strategjik i saj, Amerika. Ajo nuk është ftuar në Samitin e madh për Demokraci ashtu siç janë ftuar 100 shtete tjera.

Jashtë kësaj liste ka mbetur edhe Serbia e Bosnja. Për mos-ftesën pati reagime të shumta duke e cilësuar si “shuplakë“ për Kosovën.

Pal Lekaj i AAK’së i tha Periskopit se janë tri arsyeje që jemi këtu ku jemi në raport me Amerikën, shkruan Periskopi.

Sipas Lekaj Qeveria Kurti dhe „Ministria e Punëve të Jashtme mban përgjegjësinë dhe duhet të ndryshojë qasjen e deri tanishme ne diplomacinë kosovare“

„Meqë shtetësia e Kosovës dhe paqja në Ballkan lidhet drejtpërdrejt me angazhimin dhe rolin e SHBA-ve, kjo informatë që po tregon se Kosova nuk është e ftuar nga Shtëpia e Bardhë në mesin e 100 shteteve në Samitin e Demokracisë i cili do të mbahet në dhjetor, mendojë që tregon shumë për tri realitete: E para, Demokracia dhe Miqësia me SHBA-në nuk është në nivelin që duhet të jetë, E dyta, Qeveria Kurti dhe Ministria e Punëve të Jashtme mban përgjegjësinë dhe duhet të ndryshojë qasjen e deri tanishme ne diplomacinë kosovare, dhe e treta në Kosovë është e nevojshme unifikimi i spektrit politik pozitë-opozitë dhe jo arrogancë e pozitës për shkak të numrave, sepse si shteti na presin procese të rëndësishme që do të orientojnë të ardhmen tonë.“, ka thënë Lekaj për Periskopin.

 

100 shtete janë ftuar në këtë samit, mes të cilave edhe të tilla që nuk kanë pasur as afërsisht relacione të mira me ShBA-të sa Kosova.

Shpërndaje në: