Lekaj thotë se komandantin e FSK-së e shkarkuan, e quan terr informativ krejt procesin

Lekaj thotë se komandantin e FSK-së e shkarkuan, e quan terr informativ krejt procesin

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se Kuvendi nuk është njoftuar për dorëheqjen e komandantit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Ramaës.

Lokaj po e quan veprim të ngutshëm gjithë procesin, madje po e konsideron si shkarkim nga presidentja Vjosa Osmani, e jo dorëheqje nga Rama.

Lekaj thotë se në këtë proces mund të jenë bëë shkelje, duke kërkuar debat në Kuvend e sqarime nga presidentja e Qeveria.

“Sa i përket shkarkimit të komandantit mendoj që në këtë drejtim është në terr informativ as si Parlament nuk kemi informatë dhe është dashtë që kjo të mos bëhet me nguti përpos që nëse ka pasur ndonjë krizë përbrenda FSK-së dhe në këtë drejtim sikur çdo vendim tjetër që Qeveria Kurti me nguti po e merr dhe po krijon huti te qytetarët, por edhe te Parlamenti”, ka deklaruar Lekaj për EkonomiaOnline.

Lekaj tha se para se të merren vendime të tilla, duhet të ketë debat dhe informim.

“Ne lusim Qeverinë Kurti që mos të marrin vendime të tilla edhe pse ky vendim është marrë nga presidentja Osmani, por që të debatohet dhe të jemi të informuar. Mendoj që nuk ka qenë kaq e ngutshme që të bëhet ky veprim. Me siguri që përbëjnë edhe shkelje dhe në ditët në vijim do të informohemi për procedurat që janë marrë dhe do të debatohet edhe në Parlament”, tha Lekaj.

Rama dha dorëheqje nga pozita e komandantit të FSK-së, përderisa ndërrimi i komandës u bë në një ceremoni shumë private e pa praninë e medieve.

FSK-në tash do ta udhëheq gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

Shpërndaje në: