Leksionet qe dha viti 2022 për Perëndimin dhe udhëheqësit autoritarë

Leksionet qe dha viti 2022 për Perëndimin dhe udhëheqësit autoritarë

Nga Gerard Baker

Annus mirabilis apo Annus horribilis? Një vit i mrekullive apo tmerreve? Tundimi për të parë tek një vit që sapo mbyllet shenja të një narrative historike më të madhe është i pa rezistueshëm. Për disa, 2022-shi ishte viti kur liria u kundërpërgjigj fuqishëm ndaj tiranisë.

Pas një dekade rënie të liberal demokracisë dhe supremacisë në dukje të liderëve “të fortë” dhe autoritare, 3 përfaqësuesit kryesorë të tiranisë në botë, Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Ajatollah Ali Khamenei, mësuan qartazi se cila janë kufizimet e autokracisë.

Lufta katastrofike e Rusisë në Ukrainë, lufta e kotë e Kinës kundër përhapjes së Covid-19,dhe lufta brutale e Iranit ndaj grave iraniane që po protestojnë kundër regjimit, janë dëshmi e së keqes dhe marrëzisë së një sistemi ku liderët nuk japin llogari.

Dështimet dhe mizoritë e tyre – dhe kostoja e madhe njerëzore – apelojnë për përulësi nga ata në Perëndim që i kanë kaluar vitet e fundit duke e denoncuar demokracinë liberale dhe bëmat e saj. Megjithatë, duhet të jemi të vetëdijshëm që ky mund të jetë jo muzgu i tiranëve, por preludi i një epoke më të errët.

As Putin, Xi dhe as Khamenei nuk duken veçanërisht të prirur të rrëzohen nga pushteti. Vetëm një optimist i lindur mund ta thotë këtë me siguri për vitin 2023. Në Perëndim, humbjet e liderve autoritarë janë simbolizuar në rizgjedhjen e Emanuel Makron në Francë, rrëzimin e Boris Xhonson në Britani, humbjen e Zhair Bolsonaros në Brazil, dhe mbi të gjitha tek goditja e shpresave të Donald Trump për një rikthim të mundshëm në krye të SHBA-së.

Establishmenti i sheh revolucionet kulturore dhe politike kundër sundimit të tij në dekadën e fundit si të destinuara të dështojnë, pra si dëshmi se ato janë thjesht një valë e shkurtër zemërimi e disa “mjeranëve” të nxitur nga mediat e liga të krahut të djathtë, nga “dezinformimi” dhe ndërhyrja në proceset zgjedhore.

Ky është vetë-ngushëllimi i të gjitha elitave gjatë historisë sa herë që sfidohet rendi i tyre:supozimi arrogant se në fund masat do të vijnë në vete dhe do të rifillojnë të kenë njëqëndrim mirënjohës për gjenialitetin e sundimtarëve të tyre. Por historia na thotë se vetë-urimi i parakohshëm nga klasat sunduese përfundon rrallëherë për mirë.

Në fakt, pavarësisht disa pengesave, kauza populiste përparoi fuqishëm gjetkë, si në Itali, Hungari dhe Suedinë dhe në Florida, SHBA. Në rast se mund të nxjerrim ndonjë leksion për kursin e politikës perëndimore në vitin 2022, është se votuesit nuk kanë vendosur të ripërqafojnë klasat qeverisëse të dështuara.

Ata thjesht kanë hedhur poshtë bufonerinë kaotike dhe narcisizmin dashaketë disa prej tëpreferuarve të fundit. Mesazhi më shpresëdhënës i këtij viti, është se një realizëm i shtyrë prej kohësh pushtoi më në fund ndërgjegjen e liderëve tanë, të cilët u zgjuan nga gjumi.

Në Ukrainë, evropianët u tronditën nga ideali i çmendur që ata kanë ushqyer prej kohësh për një parajsë të post-pushtetit, në të cilën shpërbëhen kufijtë kombëtarë. Meqë ata refuzuan të studionin historinë, duhet të studiojnë sërish luftën.

Dhuna e Putinit i ka dhënë fund edhe përfytyrimeve më fantazioze mbi një të ardhme tëenergjisë së gjelbër. Pas gati dekadash në të cilat liderët e botës shpallën synime gjithnjë e më të pabesueshme për transformimin e energjisë, bazuar në alarmizmin gjithnjë e më tëmadh mbi ndryshimin e klimësky vit po përfundon me vendimin e Gjermanisë për të rihapur centralet e saj bërthamore.

Edhe Britania po djeg qymyr për të siguruar energji, ndërsa administrata Bajden kërkon shtimin e prodhimit të karburanteve fosile. Hartuesit e politikave ekonomike u goditënga zhvillimeekonomike negative të këtij viti. Nëse 2021 ishte viti i Team Transitory në debatin mbi inflacionin, 2022-shi ishte një goditje për Team Entrenched.

Tani duhet të shpresojmë që humbësit të mos e çojnë ekonominë në një recesion të thellë në vitin 2023. Edhe në aspektin e luftërave kulturore, viti 2022 ka parë njëfarë progresi në rivendosjen e realizmit në ndërgjegjen tonë kolektive, me vendimet e Gjykatës së Lartë që rivendosën një masë të ekuilibrit kushtetues.

Elon Musk nuk është për të gjithë një hero, por po e zhvendos Twitterin nga kontrolli i maoistëve që po e dominojnë kulturën tonë. Ai dha një kontribut të vogël por domethënës në diskursin tonë publik. / Wall Street Journal” – Bota.al

Shpërndaje në: