Lëndimi i Laporte – Man City merr lajme të mira

Lëndimi i Laporte – Man City merr lajme të mira

Manchester City ka mësuar më shumë detaje lidhur me lëndimin e Aymeric Laporte.

Mbrojtësi francez do t’i mungojë skuadrës së Spanjës në ndeshjen ndaj kombëtares së Kosovës, si pasojë e një lëndimi.

Megjithatë, ky lëndim nuk është serioz dhe ky është një lajm i mirë për skuadrën e Manchester City.

Kështu të paktën mësohet nga fjalët e seleksionuesit të Spanjës, Luis Enrique, i cili thotë se s’ka asgjë serioze.

“Shumica e ndryshimeve janë bërë për shkak të problemeve të lojtarëve. Shpresoj të mos ketë lëndime serioze”, ka thënë Enrique, transmeton Periskopi.

“Laporte nuk ka asgjë, është vetëm një mbingarkesë e vogël. Nuk mendoj as që do ta testojnë”, ka shtuar spanjolli.

Qendërmbrojtësi i Spanjës pritet të kthehet në aksion të shtunën kur skuadra e tij luan ndeshjen me Leicester, në Premier League. /Periskopi/

Shpërndaje në: