Lëndimi i Neymar – braziliani gjashtë javë jashtë fushave?

Lëndimi i Neymar – braziliani gjashtë javë jashtë fushave?

Ylli brazilian i PSG, Neymar JR, ka pësuar një lëndim të rëndë mbrëmë.

Fitorja ndaj St.Etienne erdhi edhe me lajme të këqija për skuadrën e Paris Saint Germain.

Neymar pësoi një goditje të fortë në kyçin e këmbës, duke lënë fushën e blertë me lot në sy. Lojtari doli me ndihmën e patericave.

Qysh nga pamjet e para shihej se braziliani mund t’i mungonte fushave disa ditë. Edhe ekzaminimet e para njoftojnë një gjë të tillë, përcjell Periskopi.

Neymar pritet të mungojë për PSG për afër gjashtë javë.

Këtë pritet ta konfirmojë skuadra e PSG me ndonjë komunikatë zyrtare. Për më të rejat do të informoheni ndërkohë./ Periskopi/

Shpërndaje në: