Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Lipjan

Lëndohet një punëtor në vendin e punës në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i ndërtimtarisë në Lipjan është lënduar në vendin e punës.

Sipas policisë ai ishte duke punuar në një objekt të ndërtimit të lartë.

Ai ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Gjendja e tij është stabile.

 

“Lipjan 24.09.2021 – 08:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar punë ndërtimtarie në një objekt në ndërtim të lartë, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: