Lëndohet rëndë Salah – A do të jetë në finalen e Championsit?

Periskopi.com Sporti

Mo Salah ka pësuar një lëndim në minutën e 33’të të takimit në finalen e FA Cup kundër Chelseas.

Salah ka zgjatur musklin e këmbës së majtë dhe në lëndime të tilla lojtarët nuk kthehen deri në 2 javë, shkruan Periskopi.

Egjiptianit ishte lënduar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018 në ndeshjen ndaj Realit dhe po kështu në minutën e 30.

Ende nuk është bërë e ditur shkalla e lëndimit dhe se a do të jetë i gatshëm ai për finalen e Parisit me 28 maj.